Saturday, November 2, 2024
spot_img

U përfol se Neymar ka tradhtuar të dashurën / Modelja reagon për herë të parë

- Advertisement -..

Sikur mos t’i mjaftonin telashet në fushën e blertë, mes formës jo të mirë fizike dhe dëshirës së PSG për ta larguar, Neymar po kalon një periudhë aspak të këndshme në jetën personale.

Numri 10 i Brazilit është në një lidhje me influencuesen Bruna Biancardi. Më 25 prill, 28-vjeçarja braziliane postoi një foto të saj dhe yllit të PSG-së për herë të parë në rrjetet sociale. Pak ditë më parë, Ney i kishte uruar asaj ditëlindjen përmes një postimi në Instagram duke zyrtarizuar kështu lidhjen e tyre: “Dita është e jotja, por dhurata është e jona. Shumë i lumtur që të kam në jetën time. Të dua”, -shkroi kampioni olimpik i Rios. Sot Neymar është në mes të një ‘afere të errët’, pasi akuzohet se e ka tradhtuar të dashurën e tij.

E përditshmja braziliane ‘Isto é gente’ plasi ‘një bombë’ para pak ditësh duke shkruar se Neymar, i cili ishte i pranishëm në një festë të organizuar nga lojtari i Real Madrid, Vinicius Jr. në Cachoeira de Macacu, në periferi të Rio de Janeiro tradhtoi Brunën sheshit. Sipas informacioneve nga profili në Instagram “Gossipdodia”, ylli i PSG-së ishte lëshuar në festë dhe kishte shkëmbyer disa puthje në buzë gjatë eventit, përfshirë një me modelen Nathalia Castro. ‘Isto é Gente’ pretendoi se ka folur me disa burime dhe ka zbuluar se Neymar ka shkuar pa Bruna Biancardin në festë, pra ka qenë ‘single’ në klub.

Neymar u përgjigj në mënyrën e tij.

Ai donte t’i bënte të qarta gjërat duke hedhur poshtë lajmet që ai pretendon se janë të rreme. 30-vjeçari publikoi një video në Instagram duke thënë: “Përshëndetje Fake News, shumë diell, shumë paqe, shumë dashuri”.

Një mesazh pak ironik, por nuk e dimë sa ia ka mbushur mendjen të dashurës së tij…Kjo e fundit prej ditësh është larguar nga rrjetet sociale. Ditën e djeshme Bruna u shfaq në Instagram pas një mungese disa ditore duke shkruar: “Kisha nevojë për pak kohë për veten. Shpresoj të më kuptoni”. Megjithatë nuk dihet ende se si po shkon raporti i saj me Neymar. E sigurt është se Bruna ndodhet në Brazil dhe nuk ka udhëtuar me të dashurin drejt Parisit ku ndodhet ai për përgatitjen e para-sezonit.
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X