Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme ku është qëlluar me armë drejt Top Channel dhe ka mbetur i vdekur një roje i sigurisë private.
“Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola, 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).” – njofton policia
Të shtënat me breshëri të armëve janë ndjerë edhe nga banorët ne Big Brother Vip, konkretisht Qetsori dhe Kristi të cilët janë shqetësuar nga breshëria e armës.
Për ngjarjen është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.