Sunday, November 24, 2024
spot_img

Dëshmi tjetër për kopshtin ‘Stinët’

- Advertisement -..

Pas denoncimit të emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan në lidhje me dhunën e ushtruar nga edukatorja ndaj 3-vjeçares, një tjetër dëshmi e një nëne ka mbërritur në redaksinë e këtij emisioni sërish për kopshtin “Stinët”.

Denoncuesja tregon se e kishte fëmijën në këtë kopsht për rreth një vit. Ajo thotë se e mori një ditë djalin me vesh të mavijosur dhe fëmija i tha se ia kishte shkulur sanitarja.

Por nga ana e kopshtit ju tha së fëmija ishte bërë me bojë dhe me gjithë insistimet e nënës, nuk ia lejuar që të shikonte pamjet gjatë ditës për të kuptuar më qartë atë që kishte ndodhur. Ajo tregon se mavijosja në veshin e fëmijës së saj vazhdoi për një javë të tërë.

Denoncuesja: Kam pasur fëmijën për rreth 1 vit tek ky kopsht. Kam pasur dyshimet e mia për mënyrën se si trajtoheshin fëmijët aty sepse më ndodhi një rast që fëmija më erdhi me një shenjë tek veshi dhe fëmija pretendonte që i ishte shkulur veshi, ndërkohë që nga edukatorja dhe nga sanitarja që ishin prezentë në atë moment, thoshin që “ jo, e ka bërë me bojë duke ngjyrosur”, ndërkohë që ishte mëse e dukshme që ka pasur dhunë pasi për 1 javë vazhdoi mavijosja.

Denoncuesja: Ka qenë edukatorja tjetër e cila e ka emrin edukatore Ola. I kërkova me shumë edukatë drejtoreshës që të më vendosë në dispozicion kamerat, por nga ana e saj pata vetëm justifikime dhe në atë kohë u ndërrua edukatorja e djalit dhe nuk kishte më të njëjtën edukatore pas ngjarjes dhe pas asaj ngjarje, vjen edukatore Lina. Më ndodh njëherë tjetër që dëgjoj që ju ngrit zëri fëmijës kur unë po shkoja për ta marrë. Isha tek shkallët. Mësuesja i bërtiti “fillove prapë ti?”, por ishte një ulërimë, nuk e di…

Denoncuesja: 2-3 muaj. Në momentin që shkon dhe e merr i ati, ditën që ndodhi tërheqja e veshit, thanë që “është bërë me bojë”. Fëmija kur futet në makinë, fillon dhe qan me të madhe “pse nuk më besoni ju mua? Mua ma ka tërhequr sanitarja veshin” dhe ngulte këmbë. Realisht nuk donte që të shkonte, thoshte që “nuk dua të shkoj”. Mund të ishte menaxhuar dhe distancuar në vend që ta fshihte ngjarjen. Fakti që unë kam kërkuar 2 herë kamerat dhe më është mohuar aksesi për të parë kamerat, atëherë ka pasur gjëra të tjera që mbase nuk donin që prindërit t’i shikonin sepse nuk e shpjegoj dot ndryshe. E largova sepse është ajo frika që nëse ndodh diçka, prindërit pastaj nuk përmbahen. Përderisa gjëja degradon në dhunë fizike, nuk besoj se dhuna verbale është një gjë jashtë normales.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X