Teksasi u trondit nga një ngjarje shumë e rënd, të gjitha mediat amerikane po flasin vetëm për atentatin e ndodhur në një shkollë fillore.
Informacionet paraprake janë të pakta për dinamikën e ngjarjes pasi policia po merret me zbardhjen e çështjes. Deri tani dihet që një 18 vjeçar me origjinë meksikane ka shkuar në shkollën fillore dhe ka vrarë me armë zjarri 18 fëmijë dhe 3 të rritur që mendohen të jenë mësues të shkollës.
Gjithashtu edhe 18 vjeçari ka vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.Policia e Teksasit po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes për këtë arsye akoma nuk kanë dhënë informacione të tjera për mediat dhe qytetarë.
Të gjitha mediat po rrinë koherent mbi ngjarjen e tëmerrshme që ka ndodhur. Gjithashtu edhe presidenti Biden doli në një konferencë për shtyp mbi ngjarjen që ndodhi duke ngushëlluar prindërit e viktimave.