Saturday, December 6, 2025
spot_img

Latest Posts

Vrau vajzën e tij në Tiranë, arrestohet në Liban 49-vjeçari palestinez!

Një ngjarje tronditëse që ndodhi në muajin shkurt në Tiranë ka hyrë në një tjetër fazë hetimore, pasi autori i dyshuar është arrestuar në Liban dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin palestinez, Fadi Alwan, i cili akuzohet se ka vrarë vajzën e tij, Rayyan Alwan, me mjet prerës, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”.

Kapja e tij u realizua në bashkëpunim të ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre libaneze, nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm të Interpol Tiranës me Interpol Beirutin. Ndaj tij, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, për akuzën e rëndë të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Aktualisht, vijon procedura për ekstradimin e tij në Shqipëri, ndërsa hetimet mbi rrethanat e krimit vazhdojnë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X