Sunday, November 24, 2024
spot_img

Vëllai i reperit Buta qëllon me armë drejt mikut të Feros duke e lënë të vdekur. Zbuloni detajet!

- Advertisement -..

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot (e shtunë) në orët e hershme të mëngjesit në Ferizaj, ku një person la të vdekur një 30-vjeçar pasi shtiu me armë zjarri.

Policia e Kosovës sqaron se me daten 28.05.2022 rreth orës 00:53 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën “Rexhep Bislimi” tek marketi ” Euro Market” në Ferizaj kishte të shtëna me armê zjarri. Patrullat e policisë menjëherë ju kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, më pas edhe hetuesit dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Personi i vrarë duket të jetë mik i ngushtë i reperit gjilanas, Fero, i cili bëri një reagim në një postim të shpërndarë në InstaStory.

Gazeta Nacionale ka mësuar se i dyshuari kryesor për kryerjen e krimit është Qëndrim Januzi, vëllau i reperit Buta.

Siç ka mësuar gazeta, deri vonë, dy të përfshirët në këtë krim kanë pasur miqësi të ngushtë. Madje, janë përleshur me të tjerët, në mënyrë që ta mbrojnë njëri-tjetrin.

Problemet mes Januzit dhe viktimës kishin nisur kohëve të fundit. Policia ka bërë të ditur në anën tjetër, se në vetmbrojtje, zyrtarët policorë e kanë plagosur të dyshuarin, pasi i njëjti iu ishte drejtuar me armë policëve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X