Saturday, September 13, 2025
spot_img

Tronditet Shkodra! Një atentat me një vrarë dhe dy të plagosur

- Advertisement -..

Tronditet Shkodra!

Teksa sot nis viti i ri shkollor, në Shkodër ndodh atentat. Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një atentat me armë zjarri në një lokal pranë bashkisë në Shkodër. Nga breshëria e plumbave me kallashkov ka mbetur i vrarë Armand Pali, ndërsa të plagosur kanë mbetur Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, një kamarier dhe një grua. Persona të pafajshëm janë plagosur nga kjo ngjarje kriminale.

Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Vaso, i cili ka qenë bashkë në lokal me mikun e tij Armand Pali. Gruaja që ka marrë plagë gjithashtu ka qenë duke pirë kafe në lokal ku ndodhi ngjarja. Armando Pali ka qenë këshilltar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës disa vite më parë. Erogen Vaso nuk është i panjohur për policinë. Emri i tij doli në vitin 2023 si i lidhje me grupin e Bajrave në Shkodër.

Një person ka rënë në pranga për atentatit në Shkodër. Ende nuk bëhet e qartë nëse është qitësi, apo bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Pritet që Policia të dalë në një konferencë për shtyp për ngjarjen e rëndë që ka tronditur vendin. Po ashtu, pritet të zbulohen arsyet që fshihen pas këtij atentati të frikshëm.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X