Thursday, June 27, 2024
spot_img

E akuzoi për ngacmim s*ksual, a do përballet në gjyq Egla Ceno me Saimir Kodrën? Ja çfarë tha aktorja

- Advertisement -..

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Egla Ceno së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka shuar kureshtjen e fansave.

E teksa bëri bujë deklarata e aktores se gazetari Saimir Kodra i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, ndërsa ky i fundit e ka paralajmëruar se do të ngrejë padi ndaj saj për shpifje nëse ajo nuk i vërteton akuzat.

Po merresh me gjyqin?”- e pyeti një ndër fansat aktoren. 

Egla ka treguar se deri më tani nuk i ka ardhur asnjë lajmërim për gjyq, megjithëse ajo tha se të shumta ishin mesazhet që mori nga gratë e tjera të cilat gjithashtu janë ngacmuar seksualisht në punë.

“Jo nuk më ka ardhur asnjë lajmërim për gjyq, por më kanë ardhur disa mesazhe nga gra që kanë probleme ngacmime seksuale në punë. Jam e përfshirë të ndihmoj si me mbështetje publike, si logjistike. Gratë duhet të flasin nëse duan të shpëtojnë nga derrat Duhet të jemi bashkë në këtë ‘luftë’! Të paktën t’i bëjmë të kenë frikë!”– tha aktorja.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X