Raportet mes Mozzik dhe Noizy u prishën pak muaj pas bashkëpunimit të tyre të para dhe fansat janë të bindur se mes tyre ka nisur ‘një luftë e ftohtë’.
Noizy dhe Mozzik fshinë bashkëpunimin muzikor të titulluar “Bonjour Madame” disa javë më parë. Për më tepër ata kanë fshirë edhe postimet e tyre me njëri- tjetrin në rrjetet sociale. Fillimisht u përfol se shkak i prishjes së miqësisë është bërë ish-partnerja e Mozzik, Loredana, e cila ka bashkëpunuar së fundmi me Noizyn.
Në një kohë kur kudo flitet rreth prishjes së raporteve të tyre, Mozzik ka zgjedhur të heshtë. Mirëpo, në një status të publikuar së fundmi ai shkruan: “Koha të ngre veshin. Edhe Çezari ishte dikur Perandor. Por, sot porositet si një sallatë”. Duket sikur këto fjalë i drejtohen Noizyt, i cili shpesh i referohet vetes me epitete të ndryshme duke u cilësuar si reperi më i mirë, apo ‘King’.
Lexo këtu: https://blogin.al/noizy-sqaron-cfare-ka-ndodhur-mes-tij-dhe-mozzik/