- Advertisement -..
Për këtë recetë ju nevojiten:
-mish pule
-1 karrotë
-1 patate
-1 kungulleshkë
-gjalpë
-limon
-1 vezë
-kripë
-majdanoz
Si fillim, vëmë të ziejë mishi i pulës. Në rende, grijmë pataten, karrotën dhe kungulleshkën. Pasi mishi i pulës është gjysëm i zier, hedhim perimet që grimë në rende dhe gjalpin. E rregullojmë me kripë shijen. Para se ta heqim nga zjarri, hedhim vezën te bashkuar me lëng nga supa, limon dhe majdanoz.
Ju bëftë mirë! @blogin.al