Sara Hoxha është një ndër personazhet më të pëlqyer nga publiku që pas bërjes publike të lidhjes së saj me Ledri Vulën. Blogerja e cila arriti t’ia rrëmbente zemrën reperit, tashmë janë dhe prindër të një vajze.
Reperi sot feston 36-vjetorin e lindjes dhe urimi i partneres së tij nuk kishte si të mos mungonte. Sara ka postuar në Instagramin e saj një album me disa foto të papublikuara më parë të cilat duket se janë bërë përgjatë viteve që ata kanë qenë krahë njëri-tjetrit.
“Gëzuar ditëlindjen shoku im i ngushtë”- ishte urimi i Hoxhës krahas postimit, e teksa në sektorin e komenteve janë bërë urime nga me të ndryshmet nga miq dhe ndjekës së blogeres.