Thursday, May 16, 2024
spot_img

Shakirës nuk i ndahen telashet, nis hetimi ri!

- Advertisement -..

Shakira po përballet me një hetim të ri të ri, lidhur me vitin tatimor 2018. Procesi do të kryhet nga një gjyqtar në një gjykatë në Esplugues de Llobregat, i njëjti që nisi hetimet e mëparshme.

Një zëdhënës i Gjykatës së Lartë të Katalonjës tha: “Gjykata nr. 2 në Esplugues de Llobregat hapi procedurat pas një ankese të paraqitur nga prokurorët kundër këngëtares Shakira për dy krime të dyshuara tatimore në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe tatimin mbi pronën për vitin tatimor spanjoll 2018”.

Nuk ka ende asnjë koment zyrtar nga nëna e dy fëmijëve, e cila së fundmi është fotografuar duke parë Carlos Alcarath duke luajtur në gjysmëfinalen e ëimbledon.

Këngëtarja 46-vjeçare do të dalë në gjyq më vonë këtë vit për një çështje tjetër që përfshin më shumë se 14.5 milionë euro në taksa të prapambetura që i detyrohen mes viteve 2012 dhe 2014. Në atë rast, prokurorët kërkojnë deri në tetë vjet burg për yllin kolumbian.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X